Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen që e zhvilloi si mysafir i Pescaras në Serie A.
Por, një moment qesharak ndodhi në golin e epërsisë së Pescarës, kur Donnarumma nuk arriti të ndalë pasimin e Palettas në minutën e 12.
E pas këtij momenti, Milani arriti të barazonte shifrat në 1-1, katër minuta para fundit të pjesës së parë. Pasaliq realizoi në minutën e 41. /Insajderi.com