21 shtatori i vitit 1996, datë historike për Arsenalin

21 shtatori i vitit 1996, datë historike për Arsenalin

Gjatë kohës sa Arsen Venger ishte trajner i Arsenalit, ai u ballafaqua me shumë kritika nga fansat, por prej kur 71 vjeçari e lëshoi timonin  e “Gunners” ata nuk e kanë shijuar Ligën e Kampionëve.

Pikërisht në këtë ditë, 25 vite më parë strategu francez u emërua trajner në stolin e ekipit londinez, shkruan Shqip.com

Në këtë periudhë të gjatë më shumë se dy dekada, Venger dhe Arsenali fituan shumë trofe së bashku, ndërsa më i veqanti mbetet ai i sezonës 2003/2004, kur Premierligën e fituan pa as edhe një humbje të vetme.

Disa statistika të Arsen Venger sa ishte trajner i londinezëve:

Trajneri me më së shumti ndeshje të zhvilluara në histori të Premier League (828)

Trajneri me më së shumti sezone në shërbim në histori të Premier League (22)

Trajneri i dytë me më së shumti fitore të arritura në histori të Premier League (476)

Trajneri me më së shumti tituj në histori të FA Cup (7)

Trajneri i vetëm që ka shkuar me një skuadër pa asnjë humbje përgjatë një sezoni të Premier League.

Trajneri i më i suksesshëm në histori të Arsenal FC, me 17 tituj.

Aktualisht, Wenger nuk është duke drejtuar asnjë skuadër, ndërsa është analist në Sky Sport./Insajderi.com