Dy “galaktikët” që po e “sundojnë” Madridin

Dy “galaktikët” që po e “sundojnë” Madridin

Në “Santiago Bernabeu” publiku janë duke shijuar artin që në fushën e gjelbër po e dhurojnë Karim Benzema dhe Vinicius Jr.

Benzema ka bërë një nisje ëndrrash në La Liga ku ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar shtatë herë në gjashtë ndeshjet e para, shkruan Shqip.com.

Statistikat e tij në gjashtë ndeshjet e para janë më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin elitar spanjoll, madje as Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk kanë pasur fillime të tilla.

Numri nëntë në ndeshjen e së mërkurës të zhvilluar kundër Mallorcas ishte “ankth” i mbrojtësve duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në dy të tjerë.

Madje, pas kësaj ndeshje, reprezentuesi i Francës ka arritur shifrën e 200 golave në Spanjë.

Postimi i Benzemas në Twitter, pasi arrit shifrën e 200 golave

33 vjeçari përveç momenteve të mira individuale ka pasur një rol tejet të madh në zhvillimin e Vincius Jr i cili gjithashtu duket që do e bëjë “shpërthimin e madh” këtë sezonë.

Sulmuesi brazilian ka shënuar pesë gola dhe ka 2 asistime në po aq ndeshje të luajtuara.

Vinicus në krahun e majtë dhe Benzema që formalisht është në qendër, por në fushë është futbollist i lirë janë shëndërruar në një dyshe që asnjë ekip nuk do i dëshironte përballë.

Duke marrë parasysh që madrilienët kanë “rezerva luksi” si Gareth Bale dhe Eden Hazard që kanë potencial të jashtëzakonshme, por nuk e kanë rigjetur formën më të  mirë, atëherë mund të thuhet se “Los Blancos” janë ndër favoritët kryesorë në La Liga.

Galaktikët gjenden në vendin e parë me 16 pikë, dy më shumë se Atletico Madrid që është në vendin e dytë./Insajderi.com