FFK ka një njoftim për biletat e ndeshjes Suedi & Kosovë

FFK ka një njoftim për biletat e ndeshjes Suedi & Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar dardanët për mënyrën sesi ta sigurojnë bileta për ndeshjen Suedi & Kosovë.

Federata e Suedisë ka hapur mundësinë për mysafirët kosovarë që të blejnë bileta.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ka filluar shitja e biletave për tifozët për ndeshjen Suedi – Kosovë, që zhvillohet më 9 tetor në Solna. Biletat për sektorin e tifozëve mysafirë (në këtë rast për tifozët e Kosovës) Federata suedeze i ka hedhur në shitje në formë online në këtë link:

Tifozët e Suedisë

“Në anën e djathtë në pjesën lart faqes, vizituesit mund ta ndërrojnë gjuhën nga suedisht në anglisht”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja zhvillohet më 9 tetor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2020”.

Aktualisht, Kosova ka katër pikë në “Grupin B”.

Dardanët në këtë grup luajnë kundër Spanjës, Suedisë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. /Insajderi.com