Kampionët e Evropës kanë publikuar listën e futbollistëve të ftuar për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve që do e zhvillojnë ndaj Spanjës më gjashtë tetor, duke nisur nga ora 20-45.
Mancini ka bërë një përzgjedhje interesnte të futbollistëve, duke bërë një kombinim mes gjeneratave të vjetra dhe të reja, shkruan Shqip.com.
Portierët e ftuar për këtë ndeshje janë : Donnarumma, Meret dhe Sirigu.
Në mbrojtje, Mancini ka vendosur që të ftojë këta futbollistë: Acerbi, Bastoni, Bonucci, Chiellini, Di Lorenzo. Emerson dhe Toloi.
Një repart ku konkurenca për vendin e startuesit është mesfusha, ku janë të ftuar: Barella, Cristante, Jorginho, Locatelli, Pellegrini, Pessina dhe Verrati.
Ndërsa në sulm nuk ka pasur thuajse fare ndryshime, dhe të thirrur janë: Berardi, Bernardeschi, Chiesa, Immobile, Isigne dhe Raspadori.
Në anën tjetër, Luis Enrique po vazhdon që prioritet të i japë talentëve të rinjë.
Selektori i Spanjës për këtë ndeshje ka ftuar edhe një emër të ri në mesfushë.
Bëhet fjalë për Pablo Martín Páez Gavira, apo i njohur shkurt si Gavi. Ai është vetëm 17 vjeçar, teksa këtë sezonë është promovuar në ekipin e parë të Barcelonës ku edhe është duke marrë minutash ndeshje pas ndeshje.
Pas një kohe të gjatë, në “La Roja” është rikthyer Marcus Alonso i cili tashmë e ka fituar pozitën e titullarit te Chelsea.
Në gjysmëfinalen tjetër, Franca do të takohet ndaj Belgjikes.
Nations League, në edicionin e kaluar që ishte i pari, ishte fituar nga Portugalia, ndërsa këtë sezonë mbetet të shihet.
Finalja do të zhvillohet të dielen, në Milano./Insajderi.com