“Gardiani” i Ajaxit afër marrëveshjes me Interin

“Gardiani” i Ajaxit afër marrëveshjes me Interin

Interi duket që e ka gjetur pasardhësin e denjë të Samir Handanovicit, i cili tashmë bartë 37 vite në supe.

Sipas Fabrizio Romanos, neurazurët kanë arritur marreveshje verbale me portierin e Ajaxit, Andre Onana qysh nga korriku i vitit 2020, transmeton Insajderi.com.

Romano gjithashtu ka raportuar se kontrata nuk është nënshkruar ende, por është në fazën përfundimtare.

25 vjeçari që është ende në pronësi të Ajaxit, nga qershori i vitit 2022 është tranfer i lirë pasi i përfundon kontrata me ekipin holandez.

Në të kaluarën, interesim për shërbimet e tij kishin shprehur shumë ekipe tjera në Evropë, por gjërat morën një rrjedhë tjetër pasi ai testoi pozitiv në testet për doping.

Gjatë sezonës së kaluar, FIFA kishte vendosur që ta dënonte me 12 muaj moslojë, por pastaj është reduktuar në nëntë muaj dhe ai mund të fillojë të zhvillojë ndeshje zyrtare qysh nga muaji nëntor.

Onana është “prodhim” i akademisë së Barcelonës “LA Masia”./Insajderi.com