Hakimi: E kisha ëndërr të luaj me Messin

Hakimi: E kisha ëndërr të luaj me Messin

Achfraf Hakimi duket që është duke e jetuar ëndrren e tij te PSG-ja.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, në një intervistë për mediat franceze është shprehur tejet i lumtur për faktin që Leo Messi i është bashkuar parisienëve, transmeton Insajderi.com.

Ai ka thënë se ardhja e Messit në “Parkun e Princave” është një ëndërr e realizuar për të.

“Kur dëgjova që Messi po vinte këtu, ishte ëndërr bërë realitet për mua! Unë kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj dhe i vetmi që nuk kam luajtur ishte Messi. Jam krenar që do të zhvillohem me një lojtar kaq të madh”, ka thënë ndër të tjera ish-futbollisti i Interit.

Achraf Hakimi surprised by Leo Messi's behaviour in PSG dressing room

Hakmi dhe Messi

22 vjeçari tutje ka thënë se duhet ta shikojë për së afërmi argjentinasin se si luan në mënyrë që të zhvillohet si futbollist.

“Në mënyrë që të zhvillohem, unë do t’i kushtoj vëmendje sesi stërvit Messi dhe si luan. Mënyra se si sillet ai më ka befasuar, ai është një person shumë i thjeshtë dhe i qetë”, u shpreh për fund marokeni.

Hakimi e ka nisur mjaftë mirë aevnturën e tij në Francë, pasi në nëntë ndeshje të zhvilluara në Ligue 1, ka shënuar tre gola, ndërsa ka realizuar edhe dy asisitme.

Për të siguruar shërbimet e tij, PSG-ja i kishte paguar Interit 69 milionë dollarë./Insajderi.com