Superkupa Mbarëkombëtare nis me 16 tetor

Superkupa Mbarëkombëtare nis me 16 tetor

Bashkimi i baskebtollit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë ishte “kurorëzuar” me Ligën Unike.

Sezoni i ri i kësaj lige do të nisë me datë 16 tetor, ndërsa ky është edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare e organizuar nga kjo ligë, shkruan Insajderi.com.

Kampionati i ri e cila përfshin të dyja konkurencat do të zhvillohet në Vlorë sdhe Shkodër. Ndeshjet në konkurencën e femrave do të zhvillohen në Vlorë, kurse të meshkujve në Shkodër.

Gjysmëfinalja e parë ka vënë përballë vetes Vllazninë dhe Prishtinën, ndërsa gjysmfinlaja e dytë do të luhet ndërmjet Teutës dhe Yllit.

Ky është orari i ndeshjeve:

16 Tetor

17:00 Vllaznia-Prishtina

20:00 Teuta-Golden Eagle Ylli

17 Tetor

20:00 Finalja

Njoftimi i plotë:

Femrat do të garojnë në Vlorë, kurse meshkujt në Shkodër.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 16 Tetor, kurse finalja zhvillohet më 17 Tetor.

Në gjysmëfinalen e parë takohen Vllaznia dhe Prishtina, dy skuadra me traditë në basketbollin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra durrësake është kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, duke i fituar dy trofetë në basketbollin shqiptar, kurse Golden Eagle Ylli është kampion i Ligës Unike, si dhe kampion i Kosovës.

Katër skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar, si dhe historik, duke marrë parasysh se ky është edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare, e organizuar nga Liga Unike./Insajderi.com