Në Suedi u nisën për fitore, por Dardanët do të rikthehen me kokë të ulur.
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga Suedia me rezultat të thellë 3-0, shkruan Insajderi.com.
Skuadra e udhëhequr nga Bernard Challandes nuk arriti që të shënonte as edhe një gol të vetëm, përkundër faktit që patën disa raste të mira.
Ndërsa, në anën tjetër, suedezët ishin tejet të saktë në konkretizimin e rasteve dhe e ndëshkruan Kosovën tre herë.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Frosberg nga pika e bardhë në minutën e 29-të, që doli të jetë goli i vetëm i shënuar në këtë pjesë.
Kur pritej reagimi i Kosovës për ta barzuar rezultatin, ndodhi e kundërta.
Ishte sulmuesi i Real Sociedadit, Alexander Isak që e tundi rrjetën në minutën e 62-të për ta dyfishuar rezultatin e suedezëve.
E, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Quasuion, dhjetë minuta para se të përfundonte ndeshja.
E, për rezultatin përfundimtar u përkujdes Quasuion, dhjetë minuta para se të përfundonte ndeshja.
Kjo ishte ndeshja e tretë në fazën e grupeve që Kosova ipësoi tre gola.
Suedia pozicionohet në vendin e dytë me 12 pikë pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërsa, Kosova gjendet në vendin e katërt në Grupin B me vetëm katër pikë./Insajderi.com