Boksieri kosovar që mbron ngjyrat e Gjermanisë në boks, Haxhi Krasniqi, është ankuar në Federatën e Boksit për siç thotë ai “padrejtësinë që i është bërë” në ndeshjen kundër Dominic Boesel.
Boesel është shpallur kampion bote – kështu Krasniqi humbi titujt IBO dhe WBA.
Por, Haxhi Krasniqi është i bindur që i është bërë padrejtësi – thotë se beson në drejtësi për këtë është ankuar.
“Krahas gjyqtarëve jashtë ringut, të cilët janë përgjegjës për rezultatin skandaloz kishim të bëjmë edhe me një gjyqtar të papërgjegjshëm brenda ringut, i cili i lejoj dhjetëra goditje ilegale të kundërshtarit (goditje mbas koke e goditje me brryl) dhe nuk e dënoj atë me asnjë pike”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai po ashtu, ka shtuar se jo veç ai, por edhe shumë të tjerë përfshirë ekspert të boksit dhe gazetarë evropianë kanë qenë në një mendje me Krasniqin; fitorja e Boesel ishte “vendim i gabuar i gjyqtarëve”.
Krasniqi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia kanë ofruar. /Insajderi.com