Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 21 tetor 2021 do të mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.
Sipas njoftimit, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milion euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatami”, thuhet në komunikatën për media.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e Letrave me Vlerë, ministria fton të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë.
Letrat me Vlerë janë aksione si pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare. Kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë./Insajderi.com