Bill Clintoni shtrihet në spital

Bill Clintoni shtrihet në spital

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, është shtrirë në një spital në Kaliforni për shkak të një infeksioni “që nuk lidhet me COVID-19”.

Clinton, 75 vjeç, është “në gjendje të mirë shpirtërore” pasi u pranua në Qendrën Mjekësore UC Irvine të martën, tha zëdhënësi Angel UreNa.

Megjithëse është e paqartë se për çfarë infeksioni bëhet fjalë, Clinton vuan nga sëmundjet e zemrës, shkruan BBC, transmeton Shqip.com.

Një deklaratë nga mjekët e tij tha se ai kishte marrë antibiotikë dhe lëngje.

Mjekët shtuan se Clinton u shtrua në spital për “monitorim të vazhdueshëm”.

“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve.”

Mjekët në UC Irvine janë në kontakt me ekipin mjekësor të Clinton në Nju Jork, si dhe kardiologun e tij, dhe thanë se menduan se do të lirohej në shtëpi së shpejti.

Clinton shërbeu si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në 2001./Insajderi.com