Shpërthim në një xhami në Afganistan, së paku 16 të vdekur

Shpërthim në një xhami në Afganistan, së paku 16 të vdekur

Së paku 16 persona kanë vdekur dhe 32 tjerë janë lënduar pas një shpërthimi në një xhami gjatë lutjeve të së premtes në Kandahar të Afganistanit, transmeton Insajderi.com.

Shkaku i këtij shpërthimi ende nuk dihet, por që dyshohet se bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës, raporton BBC.

Shpërthimi në të premten e kaluar.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes tha se dëgjoi tri shpërthime, në derën kryesore ku laheshin besimtarët si dhe një shpërthim të tretë.

Në kohën e shpërthimit xhamia ishte plot me njerëz dhe së paku 15 ambulanca ishin në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, forcat talebane kanë siguruar vendin dhe u kanë kërkuar njerëzve të dhurojnë gjak për të ndihmuar viktimat, raporton Reuters.

Të premten e kaluar, një sulm vetvrasës ndaj një xhamie gjatë lutjeve të së premtes në qytetin verior afgan, Kunduz, vrau së paku 50 njerëz.

Për këtë, IS-K tha se ka krer sulmin, i cili ishte më vdekjeprurësi që kur forcat amerikane u larguan në fund të gushtit./Insajderi.com