Theophilus Solomon është zgjedhur “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës në futboll.
Sulmuesi i Ballkanit ishte fenomenal në derbin ndaj Dritës, duke shënuar dy gola, shkruan Insajderi.com.
Me këta dy gola, ai i siguroi “xhebrailave” tre pikë, pasi ndeshja përfundoi me rezultat të pastër 2-0.
Pas kësaj fitore, Ballkani e “rrëmbeu” kreun e tabelës në elitën e futbollit kosovar.
Për 25 vjeçarin kjo ishte hera e parë që e fitoi këtë çmim.
Sulmuesi nigerian ishte një nga transferet më të bujshme të Ballkanit dhe impakti i tij në fushën e gjelbër po bëhet më i madh ndeshje pas ndeshjes.
Deri më tani ai ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës./Insajderi.com