Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, sonte do të zhvillohen disa ndeshje interesante.
Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Grupin B, ku në Athinë do takohen Greqia dhe Spanja, shkruan Insajderi.com.
Kjo ndeshje është “bileta e fundit” e grekëve që të qëndrojnë në hap me vendin e dytë dhe të mbajnë shpresë për ndeshjet parakualifikuese.
Ata gjenden në pozitën tretë me nëntë pikë, katër më pak se Spanja, e cila gjendet një vend më lartë, me katër pikë më shumë.
Favorit në letër janë mysafirët që ani pse janë në fazën e ndërrimit të gjeneratave – Luis Enrique ka krijuar një ekip tejet të “rrezkishëm”.
Ndeshja do të zhvillohet në ora 20:45.
Në takimet tjera do përballen këto ekipe:
Azerbajxhan – Luksemburg, 18:00
Irlanda – Portugali, 20:45
Gjeorgjia – Suedia, 18:00
Rusia – Qipro, 18:00
Malta – Kroacia, 20:45
Armenia – Maqedonia Veriore, 18:00
Gjermania – Lihetnshtajni, 20:45
Romania – Islanda, 20:45 /Insajderi.com