Ziyech nuk po mahnitë në “Stamford Bridge”

Ziyech nuk po mahnitë në “Stamford Bridge”

Në Ajax konsiderohej si njëri nga talentët më të mëdhenjë, por Londra duket që nuk ishte destenacioni i duhur për të.

Hakim Ziyech nuk është duke kaluar ditët më të mira te Chelsea, përkundër pritshmërive të mëdha që tifozët anglez patën për të, shkruan Insajderi.com.

Sipas “Sky Sport” Kampionët  e Evropës janë duke menduar që ta dërgojnë në huazim në mërkaton e janarit, 28 vjeçarin.

“Chelsea mendohet të jetë gati për të huazuar Hakim Ziyech në janar, por një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij ende nuk është marrë. Borussia Dortmund do të ishte e interesuar nëse ai është në dispozicion”, ka shkruar mediumi anglez.

Ziyech është i njohur për lojën e tij teknike, driblimet si dhe korosimet e sakta nga krahu i djathtë, ama në Angli nuk është se i ka shfaqur shpesh.

Report: Hakim Ziyech 'pushing' for Chelsea exit in January amid Borussia  Dortmund links - Sports Illustrated Chelsea FC News, Analysis and More

Hakim Ziyech

Në këtë kampionat të Premierligës, ai po ka minutazh të kufizuar nga Thomas Tuchel, pasi konkurenca në repartin e sulmit është e madhe.

Ai ka zhvilluar vetëm katër paraqitje në ishull – në këtë sezonë, ndërsa nuk ka shënuar apo asistuar.

Kurse, në Ligë e Kampionëve ka luajtur në tre ndeshje dhe e ka tundur rrjetën një herë.

Sipas “Transfermarket” verla e tij në tregun e transferimeve është 44 milionë euro./Insajderi.com