Mauricio Pinilla bëhet gati për pezullimin e tij të dytë të gjatë për gjeste antisportive që kur ka mbërritur në kampionatin italian të futbollit.
Sulmuesi i Genoas, dje u bë protagonist me një faull në sulm kundër Etrit Berishës në ndeshjen ndaj Atalantës. Kartonit të verdhë për këtë ndërhyrje, iu shtua edhe një i dytë për protesta absurde kundër gjyqtarit dhe ai u largua me të kuq nga fusha.
Për të parashikohet një pezullim i gjatë, pasi kjo nuk është hera e parë që bën gjeste të tilla antisportive.
Në sezonin 2014-2015, ai bënte një gjë shumë më të rëndë ndaj një tjetër futbollisti shqiptar, Migjen Bashës.
Pinilla asokohe vishte fanellën e Atalantës dhe gjatë një momenti nervozizmi shtyu Bashën. Ky i fundit reagoi dhe sulmuesi kilian nuk i kurseu një shkelm nga mbrapa mesfushorit shqiptar.
Të dy u detyruan të linin fushën e lojës me karton të kuq, por Pinilla u dënua me tre ndeshje pezullim për atë që kishte bërë.
Tani, në Itali janë të sigurt se sulmuesi do të mungojë për një kohë të gjatë në radhët e Xhenoas, e cila aktualisht po kalon një krizë rezultatesh pas tre humbjesh radhazi