Një aksident tragjik automobilistik në të cilin mbetën të vdekur shtatë persona, ka ndodhur në orët e para të së premtes së 19 nëntorit në Greqi.
Përveç të vdekurve, edhe tetë të tjerë janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur konkretisht në Egnatia Odos, gjegjësisht në afërsi të përroit që përshkruan rrugën Komotini-Xanthi.
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur kur mjeti është përplasur ashpër me një pikë pengese anësore në Egnatia Odos.
Në raportin e XanthiNeës.gr thuhet më konkretisht se vetura drejtohej nga një moldav, i cili me shpejtësi të tepruar, tentoi të dilte nga Egnatia në rrugën anësore, duke shkaktuar aksidentin tragjik, transmeton Shqip.com.
Policia dhe ekipet e shpëtimit pasi kanë arritur në vendngjarje kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e pajetë.
Ndërsa, gjashtë nga të plagosurit rëndë janë dërguar në spitalin e Komotinit dhe dy të tjerë të plagosur lehtë janë dërguar në spitalin e Ksantisë./Insajderi.com