Zikaltërit “zotërojnë” në Serie A

Zikaltërit “zotërojnë” në Serie A

Rrugëtimi ishte i gjatë, por nuk o dorëzuan.

Interi është lider i ri në Serie A.

Neuarazurët kanë mposhtur Cagliarin me rezultat të thellë 4-0.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Lautaro Martinez, në minutën e 29-të.

Kurse, asistues ishte Hakan Calhanoglu.

Martinez pati mundësinë edhe ta dyfishonte rezultatin, por në minutën e 44-të nuk arriti që të realizonte nga penaltia.

Por, me të filluar pjesa e dytë, zikaltërit e dërguan topin në rrjetë. Kësaj radhe, shënues ishte Alexis Sanchez, kurse asitues Barrella.

Radha për të shënuar i erdhi edhe Calhanoglut, i cili është duke kaluar në formë fenomenale së fundmi.

Goli i shënuar nga Calhanoglu

Mesfushori turk është autor i gjashtë golave dhe pesë asistimeve – në 15-të ndeshje të zhvilluara në këtë sezonë të Series A.

Për epilohun përfundimtar u përkujdes, Martinez, i cili realizoi golin e dytë personal në ndeshje, ndërsa Barrella regjistroi asistimin e dytë personal.

Sulmuesi argjentinas, e ka gjetur rrugën për te goli plotë dhjetë herë në Serie A, ndërsa ka regjistruar edhe dy asistime.

Image

Sanchez

Me humbjen që Napoli e pësoi nga Empoli dhe barazimin e Milanit ndaj Udineses, neurazurët e rrëmbejnë kreun e tabelës.

Ata tashmë kanë arkëtuar 40 pikë pas 17-të ndeshjeve të zhvilluara, një më shumë se rosonerët e vendit të dytë dhe dy më shmë se Atalanta e vendit të tretë./Insajderi.com