Forma e dobët e Evertonit, e ka shtyrë Lucas Digne që të kërkojë një largim nga “Goodinson Park”.
Mbrojtësi i krahut të majtë nuk dëshiron që të vazhdojë me “The Toofes” – teksa ofertat kanë vërshuar drejtë tij.
Sipas Goal.com, Chelsea, West ham United dhe Newcastle United janë të interesuara për shërbimet e tij.
Madje, Digne po e shikon si mundësi që të largohet nga qyteti i Liverpoolit, qysh në afatin kalimtar të janarit.
Reprezentuesi francez i ishte bashkuar Evertonit në vitin 2019 – pasi anglezët i kishin paguar Barcelonës 18 milionë paund.
Për një kohë të shkurtër, ai la në stol legjendën, Leighton Baines, i cili tashmë i ka varur këpucët.
Krosimet e sakta nga krahu i majtë janë “arma” e tij më e fortë, dhe në dy sezonet e fundit ka qenë ndër futbollistët me më së shumti raste të krijuara për gol – në ishull.
Sezonën e kaluar, ai kishte regjistruar shtatë asistime – një shifër astronomike për pozitën ku ai luan.
Sipas “Transfermarket”, vlera e tij është 30-të milionë euro./Insajderi.com