Edon Zhegrova nuk do të jetë “magjistari” i vetëm te Lille.
Kjo sepse në Francë – sot ka zbarkuar Hatem Ben Arfa.
I njohur për aftësitë e tij dribluese – mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi i radhës i kampionëve të Francës.
Për këtë kalim – tejet i lumtur është shprehur vetë futbollisti – në fjalë.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem LOSC sot. Është një skuadër që ka treguar shumë gjëra shumë të mira këtë sezon dhe padyshim vitin e kaluar me titullin kampion të Francës. Jam i lumtur që nënshkruaj në këtë klub që vazhdon të rritet.
Jam përballur me LOSC disa herë në karrierën time, në stadiume të ndryshme dhe do të jetë një kënaqësi e madhe për mua të vesh fanellën e Lille në Stade Pierre Mauroy. E di që shumë lojtarë të mëdhenj kanë kaluar këtu”, tha ndër të tjera ai.
Hatem po ashtu shtoi se “është një nder për mua që mund të përballoj këtë sfidë, me dëshirën mbi të gjitha për të ndihmuar grupin dhe klubin të arrijnë objektivat e tyre. Ndihem shumë mirë dhe mezi pres të rikthehem në garë”.
Ben Arfa – së fundmi ishte pjesë e Bordeaux, teksa ka thuajse një vit që është pa skuadër.
Në të kaluarën, ai ka qenë pjesë e Lyonit, Marsielle Newcastle United, PSG-së e shumë skuadrave tjera.
Ai konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë që ka parë futbolli francez ndonjëherë, por për arsye të ndryshme – kryesisht dispilinore, karriera e tij mori një kahje që dëshpëroi shumë fansa të këtij sporti.
Testi i vërtetë për Llile do të jetë me 22 shkurt kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Kurse, në Ligue 1 gjenden në vendin e dhjetë. /Insajderi.com