Edhe një mundësi për “Super Marion”

Edhe një mundësi për “Super Marion”

“Super Mario” është rikthyer.

Pas tre viteve  mungesë – do e djersitë edhe një herë fanellën e Përfaqësueses.

Pritja ishte e gjatë, por tashmë ka ardhur koha.

Mario Balotelli ka pranuar ftesë nga Roberto Mancini dhe do të jetë pjesë e grumbullimit të ardhshëm të Italisë.

Mario Balotelli Return To Italy Side Reopens Old Wounds

Mario Balotelli me kombëtaren italiane – foto nga e kaluara

Sulmuesi i Adana Demirspor, ka 36 paraqitje me Italinë, por nuk ka luajtur për kombëtaren e tij që nga shtatori 2018.

31-vjeçari është paraqitur për azurët – në dy kompeticione të mëdha.

Në “Euro 2012”, ai kishte shënuar dy herë kundër Gjermanisë në gjysmëfinale, ndërsa luajti edhe në Kupën e Botës në Brazil – 2014, ku Italia u eleminua në fazën e grupeve.

Forma jo e mirë e Immobiles me azurët – mund të jetë një mundësi e artë që Balotelli të zë vend në këtë skuadër, por mbetet të shihet nëse do ketë minutazh.

Image

Lista e plotë e futbollistëve të ftuar nga Mancini

Mario po kalon formë të mirë në Superligën turke – ku duket që është pështatur për mrekulli.

Në këtë kampionat, ai ka zhvilluar gjithej 19-të ndeshje, teksa është autor i tetë golave dhe tre asistimeve. /Insajderi.com