Qendërmbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ka shënuar dy gola brenda pak minutave për t’ia dhuruar fitoren Atalantës.
Skuadra italiane e mposhti Olympiacosin me rezultat 2:1, në kuadër të Europa Leagues.
Olympiacosi doli në epërsi që në minutën e 16-të, me golin e shënuar nga Francisco Soares.
Por, ishte reprezentuesi i Shqipërisë që u përkujdes për ta përmbysur rezultatin, me dy gola të shënuara në pjesën e dytë.
Gjimshiti shënoi në minutën e 61-të për ta barazuar rezultatin.
Ai realizoi me kokë pas harkimit të Ruslan Malinovskyt nga këndi.
Dy minuta më pas, 28-vjeçari e shfrytëzoi një gabim në zonë dhe gjuajti fuqishëm nga afërsia për t’ia kthyer epërsinë italianëve.
Për mbrojtësin këto janë dy golat e para për këtë stinor.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të enjten e ardhshme./Insajderi.com