Presidenti i Ukrainës: Bota është me ne

Presidenti i Ukrainës: Bota është me ne

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me liderët botërorë.

“Bota është me ne. Jam në bisedime të vazhdueshme me liderë botërorë. Kam pranuar mbështetje nga Emiri i Katarit”, ka shkruar Zelensky në “Twitter”.

Po ashtu ai ka thënë se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e SHBA-së Joe Biden, kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson,  kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel dhe presidentin e Polonisë Andrzej Duda.

Raportimet e para nga terreni thonë se janë vrarë qindra persona nga sulmi rus ndaj Ukrainës.

Sulmi, që si cak kishte fillimisht bazat ushtarake, ka lënë pasoja të mëdha në orët e para.

Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë për Ëall Street Journal se sipas raportimeve të para bëhet fjalë për “qindra të vrarë”.

Ngjashëm më herët kishte raportuar edhe CNN, ndërsa pritet të konfirmohet numri i saktë i të vdekurve pas sulmit./Insajderi.com