Turqia s’mund t’i ndalë anijet luftarake ruse të hyjnë në Detin e Zi përmes ngushticave të tij, siç kërkoi Ukraina, për shkak të një pike të një marrëveshjeje ndërkombëtare që lejon anijet të kthehen në bazën e tyre ka thënë ministri i jashtëm turk të premten.
Ukraina i është lutur Turqisë që ta bllokojë kalimin e tyre përmes ngushticës së Dardaneleve dhe Bosforit që të çojnë drejt Detit të Zi, pasi Moska të enjten nisi një sulm të plotë në Ukrainë nga toka, ajri, dhe deti.
Forcat ruse u lëshuan në portet ukrainase të Detit Azov dhe të Zi si pjesë e pushtimit, raporton Reuters, përcjell Insajderi.com.
Duke folur në Kazakistan, Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusogly tha që Turqia po studionte kërkesën e Kievit por që tha që Rusia e ka të drejtën nga Konventa që t’i kthejë anijet në bazën e tyre, në këtë rast në Detin e Zi.
Pra edhe pasi Turqia vendosi pas një procesi legal të pranojë kërkesën e Ukrainës dhe të mbyllë ngushticat për anijet ruse, ai tha, ato do të parandaloheshin të lundronin vetëm në drejtimin tjetër, larg bazës së tyre në Mediteran./Insajderi.com