Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka postuar një video në Facebook – ku nuk mungojnë thirrjet motivuese për shtetasit e tij.
Ndër të tjera, ai ka thënë se se tashmë se të gjithë janë përgjegjës për vendin e tyre, dhe secili është luftëtar dhe fitues.
“Kur kandidoja për President, thashë se secili prej nesh është President. Sepse të gjithë jemi përgjegjës për vendin tonë. Për Ukrainën tonë të bukur. Dhe tani ndodhi që secili prej nesh është luftëtar. Një luftëtar në vendin e tij. Dhe jam i sigurt se secili prej nesh do të fitojë. Lavdi Ukrainës”, thuhet në postimin e tij në Facebook.