Nga 40 përqind e trupave sa ishin në Ukrainë tani Rusia ka futur rreth 75 përqind të trupave në territorin ukrainas.
Analisti ushtarak, Jack Watling ka deklaruar për BBC se trupat e mëdha ushtarake janë duke lëvizur nga Bjellorusia me qëllim që të përgatisin kushtet për të filluar sulmin në Kiev.
Ai ka thënë se ka dëshmi se Rusia ka përdorur edhe material eksploziv i cili shpërndahet duke shkaktuar edhe dëme më të mëdha në zonat e banuara.
“Në fakt ata janë duke hedhur sasi të mëdha të eksplozivë në zonat e banuara me civilë” thotë Watling.
Ushtria ukrainase nuk është duke funksionuar më si formacion ushtarak mirëpo më shumë si një forcë e mbrojtjes dhe se janë duke u koordinuar edhe me forcat e tjera vullnetare për mbrojtjen e qyteteve.
Ndryshe trupat ruse janë duke hasur në probleme në përparimin e tyre në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës në Kiev.
Ata kanë dështuar të pushtojnë qytetin Kharkiv ngase forcat qeveritare i janë kundërpërgjigjur me njësi të vogla guerile të cilat i kanë shkaktuar dëme të mëdha forcave ruse./Insajderi.com