Britania e Madhe ka paralajmëruar se luftimet ka të ngjarë të intensifikohen në Ukrainën lindore gjatë dy ose tre javëve " />

Dita e 48-të e luftës: Britania e Madhe: Luftimet do të shtohen gjatë javëve në vijim

Dita e 48-të e luftës: Britania e Madhe: Luftimet do të shtohen gjatë javëve në vijim

Britania e Madhe ka paralajmëruar se luftimet ka të ngjarë të intensifikohen në Ukrainën lindore gjatë dy ose tre javëve të ardhshme.

Kjo pasi që Rusia po vazhdon të ripërqendrojë përpjekjet e saj atje.

Në përditësimet e fundit këtë mëngjes, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka postuar në Twitter për sulmet ruse pranë Donetskut dhe Luhanskut, me luftime të mëtejshme rreth qyteteve jugore të Khersonit dhe Mykolaivit.

Sipas inteligjencës britanike, rusët po shtyjnë gjithashtu drejt Kramatorsk. Dhjetra njerëz u vranë këtu javën e kaluar kur një raketë goditi një stacion hekurudhor.

Ministria e Mbrojtjes shton se forcat ruse po vazhdojnë të udhëtojnë përmes Bjellorusisë në mënyrë që të ridislokohen në Ukrainën lindore.

Përndryshe, sot është dita e 48-të e luftimeve që prej se pushtimi rus filloi më 24 shkurt të këtij viti./Insajderi.com