Aktori irlandez Liam Neeson, do të rikthehet me filmin “Memory”.
“Memory”, rrëfen historinë e një vrasësi profesionist me një reputacion për saktësi të matur.
I ngatërruar në një situatë që e prekë anën morale të njeriut, ai refuzon ta përfundojë një punë e cila shkel kodin e tij etik dhe kështu detyrohet t’i vrasë njerëzit që e punësuan atë, përpara se ata dhe agjenti i FBI-së, Vincent Serra, ta bëjnë të njëjtën gjë.
Alexi është ndërtuar për hakmarrje, por marrë parasysh faktin se ka filluar të ketë probleme me kujtesën, ai detyrohet ta vërë në dyshim çdo veprim të tij. Kjo ia bënë të vështirë ta dallojë kufirin midis së drejtës dhe së gabuarës.
“Memory” është realizuar nga regjisori i Zelandës së Re, Martin Campbell, dhe bazohet në filmin belg të vitit 2003, “The Memory of a Killer”.
Në film do të luajnë gjithashtu edhe aktorët, Guy Pearce, Monica Bellucci, Ray Stevenson, Stella Stocker dhe Antonio Jaramillo.
Filmi “Memory” do të debutojë në kinematë e Amerikës më 29 prill të këtij viti.