Trupat ruse po vazhdojnë të bllokojnë forcat në Kharkiv të Ukrainës.
Forcat ruse po vazhdojnë të bllokojnë pjesërisht Kharkivin, ka bërë të ditur ushtria ukrainase në përditësimin e saj të përditshëm të premten, raporton “BBC”.
Njësitë ruse po përpiqeshin të depërtonin më në jug nga qyteti Izyum në provincën Kharkiv, për të rrethuar grupimin e trupave ukrainase në rajonin e Donbass.
Ukraina ka zmbrapsur gjithashtu 10 sulme në rajonet Donetsk dhe Luhansk të enjten, sipas ushtrisë vendase.
Në të gjitha pjesët lindore të frontit, trupat ruse intensifikuan sulmet në 24 orët e fundit, veçanërisht në zonat e Zarechny, Rubezhny, Popasnaya, Novotoshkovsky dhe Marinka.
Ukraina tha se kishte rrëzuar 15 avionë rusë në 24 orët e fundit.
Përndryshe, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e ashpër gjatë javëve të fundit, pas ofenzivës ruse.
Kurse, lufta tani është në ditën e 58-të të saj, që pres se filloi më 24 shkurt të këtij viti.