Rimbursimin nga ATK-ja përmes mbledhjes së kuponëve fiskal është duke u kërkuar sërish nga qytetarët.
Qytetarja nga Deçanit, Lilë Cacaj, mbledhjen e kuponëve fiskal e ka vlerësuar si mundësi për të përfituar.
Cacaj thotë se kjo mundësi do të ishte e mirë edhe tani kur çmimet e ushqimit kanë shënuar rritje.
“Ka qenë një vendim shumë e qëlluar që na ndihmonte shumë. Me kujtohet kemi vendosur mbi 20 kupona në vlerë mbi 200 euro në zarf që të rimbursohemi nga ATK-ja. Bashkë më të edhe të dhënat tona që më pas i kemi marrë parët aty. Një vendim i tillë duhet të rikthehet prapë dhe do të ndihmonte shumë sidomos studentet pas rritjeve te çmimeve”, tha ajo për SHQIP.com
Sipas ekonomistit Mustafë Kadriaj, rikthimi i kampanjës do të ishte një tjetër metodë e ndihmës së shtetit ndaj qytetarëve.
“Në këto kohë me shume ka nevojë që të përkrahën bizneset dhe qytetarët si dy kategori të cilat e kanë mbajte gjallë ekonominë dhe janë promotor i zhvillimit ekonomik. Shteti ka për obligim që të jetë në përkrahjeve të tyre duke i mbështetur atë, por për fat të keq nuk ka disponim dhe as veprime serioze, vetëm disa veprime të vobekta me një shumë prej 100 euro, e cila është një shumë sociale, ndërsa nga ana e qeverisë po konsiderohet si pako ekonomike që në realitet nuk qëndron”, tha ai për SHQIP.com.
Kadriaj thotë në të kaluar kampanja ka pasur në efekt tri aspekte.
“Në kohën kur ka hyrë në funksion ka pas efektin e vet tre dimensional: në fuqizimin e arkës se shtetit, ne vetëdijesimin e bizneseve, si dhe në rimbursimin e qytetarëve. Kjo ndikon edhe në vetëdijesimi i bizneseve për të lëshuar kupon fiskal si dhe qytetarëve për ta kërkuar atë”.
Ai tha se në të kaluarën ka pasur disa manipulim nga qytetarët pasi përfituesit nuk ishin blerësit real.
“Ka pas një dozë të manipulimit tek qytetarët për faktin që ata që kanë blerë nuk e kanë shfrytëzuar, por zakonisht kategoritë me të ndjeshme të qytetarëve si studentet dhe pensionistet qe në fakt nuk ishin blerës real, por sidoqoftë kishte efektin e vet”.
ATK: Ende nuk kemi hartuar ndonjë format për kampanjën e rimbursimit
Mirëpo, për këtë kërkesë të qytetarëve nga Administrata Tatimore e Kosovës kanë thënë se nuk kanë hartuar ndonjë format për këtë kampanjë.
Në përgjigjen drejtuar SHQIP.com kanë thënë se kjo kampanjë duhet të rregullohet me udhëzim administrativ nga MFPT.
“Aktualisht, nuk kemi hartuar ndonjë format për kampanjë në fjalë, pasi që e njëjta duhet të rregullohet me udhëzim administrativ nga MFPT. Momentin që do të vendoset diçka në këtë drejtim do të njoftoheni me kohë”.
Në të kaluarën kampanja u pati krijuar me qëllim të nxitjes së qytetarëve për ta kërkuar kuponin fiskal, e me këtë deklarimin e mallit nga shitësit.
Mos deklarimi i shitjes së mallit përmes kuponit fiskal vazhdon të jetë problem për ekonomin e vendit.
Sipas raporteve të fundit të bëra në vitin 2017 nga institucionet ndërkombëtare, ekonomia jo-formale ne vend është rreth 30 për qind./ Insajderi.com