Rusia nuk po e ndal kampanjën e saj raketore mbi Ukrainën.
Sipas ushtrisë ukrainase forcat ruse vazhdojnë të kryejnë sulme me raketa në objektiva ushtarakë dhe civilë në të gjithë Ukrainën.
Në Mariupol – që duket se është në prag të rënies pas betejës me një rrethim prej muajsh – ushtarët rusë po bllokojnë njësitë në fabrikën e çelikut Azovstal, raporton BBC.
Lajmin është bërë i ditur nga një përditësim i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Ata shtuan se forcat ruse po sulmojnë gjithashtu në Donestsk-un dhe vazhdojnë të bombardojnë zonat kufitare të Chernihiv dhe Sumy.
Përndryshe, lufta në Ukrainë po përjeton ditën e 84-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti.