Mesfushori defensiv, Gentrit Salihu, mund të transferohet te skuadra e Ferizajt që garon në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Burime të sigurta të Shqip.com pranë klubit ferizajas e konfirmojmë lajmin.
Ferizaj po drejtohet nga trajneri kroat, Andrej Panadaiq.
19-vjeçari ishte pjesë e skuadrës së madhe portugeze Porto (grupmoshat e reja), por që tashmë është larguar nga ky ekip.
Salihu ka përvojë në futbollin e Kosovës pasi që në edicionin 2021/22 i ka zhvilluar 290 ndeshje me skuadrën pejane Besa në elitën e futbollit kosovar.
Salihu ka luajtur edhe me grupmoshat e reja të FC Prishtinës.
Te Ferizaj deri më tash janë transferuar Jasmin Mecinovic, Çlirim Avdulli dhe Basar Iseni.
Ferizaj është përballur edhe me largime.
Ky ekip do ta nis pranverën nga pozita e fundit në Superligë me 13 pikë të mbledhura.