Historia e Kosovës nder shekuj ka kaluar nëpër shumë sfida dhe probleme nga më të ndryshmet.
Pushtimi mbi 500 vjeçar i Turqisë, pastaj pushtimi sllav, si rrjedhojë, Kosovës i kanë sjellë shumë vuajtje dhe fatkeqësi të cilat edhe sot e gjithë ditën po i bart pasojat.
Përveç pushtimit, pasojat e tjera të pushtimit osman e sllav ishin: vrasje, skllavërimi i një pjesë të mëdha të popullsisë, dhunimi i femrave, dëbimi nga shtëpitë e tyre, grabitje e pasurive, asgjësimi i kulturës artistike, ndërrimi i detyrueshëm i fesë, si dhe ndarje e shqiptarëve nga kultura evropiane për qindra vjet.
Andaj, gjenocidi turk e sllav mbi shqiptarët është një e vërtetë historike e pamohueshme.
Historiani i njohur, njëherësh profesori universitar, Muhamet Mala, në një intervistë për Shqip.com, flet për sakrificën e Jasharajve, për zhvillimet në kontekst historik, për rishkrimin e librave historik, për pushtimin turk e sllav, për pushtetin dhe ndikimin e Beogradit në Kosovë, përmes kishave, për sfidat dhe të arriturat e Kosovës brenda periudhës 23 vjeçare e shumë çështje të tjera.