Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë bilancin e humbjeve nga lufta në Ukrainë.
Në raportin e fundit të shpalosur nga OKB kanë humbur jetën 8534 civilë, ndërsa janë lënduar 14370 të tjerë.
Sipas OKB-së, 6,634 civilë u vranë në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe 1,900 në territorin e kontrolluar nga Rusia.
Rajonet me numrin më të madh të vdekjeve të civilëve, 3,950, janë ato të Donetskut dhe Luhanskut.