OKB-ja është e gatshme të marrë vendimin për t’u tërhequr përfundimisht nga Afganistani në maj, nëse nuk do mund t’i bindë talebanët të lejojnë gratë vendase të punojnë për organizatën, kanë njoftuar zyrtarët, raportojnë mediat e huaja.
Paralajmërimi vjen pasi zyrtarët e OKB-së kaluan muaj të tërë duke negociuar me udhëheqësit talebanë me shpresën për t’i bindur ata të bëjnë përjashtime nga një dekret i vijës së ashpër këtë muaj që ndalon gratë vendase të punojnë për OKB-në, sipas kreut të Programit të Zhvillimit të OKB-së, Achim Shtajner.
Lëvizja e kërcënuar vjen pasi dy të tretat e popullsisë, ose 28 milionë njerëz, vlerësohet se kanë nevojë për ndihmë humanitare në vitin 2023, dhe qeveria amerikane dhe anëtarët e tjerë të G7 kanë kërcënuar të shkurtojnë ndihmat për vendin.