Rusia kundërshton rezulutën për sulmin e dyshuar kimik në Siri

Rusia kundërshton rezulutën për sulmin e dyshuar kimik në Siri

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kundërshton draft-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKV-së, që dënon sulmin e dyshuar kimik në provincën Idlib të Sirisë, ku u vranë dhjetëra persona.

Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova ka thënë se rezoluta, e cila është hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca është “kategorikisht e papranueshme” dhe se pa dyshim është hartuar me nxitim.

Këshilli i Sigurimit është paraparë që të mbajë një mbledhje urgjente, për të diskutuar sulmin e dyshuar kimik.

“Draft-rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është anti-siriane dhe mund të çojë në përshkallëzim të situatës në Siri dhe në rajon”, ka thënë Zakharova, njofton rel.

Nga sulmi i dyshuar kimik në qytetin Khan Sheikhoun që kontrollohet nga rebelët, kanë vdekur të paktën 72 persona.