Në përgjigje të sulmit të SHBA-së në Siri, Rusia ka thënë se ka pezulluar një marrëveshje me SHBA-në, që ka për qëllim të parandalojë incidentet ajrore në vendet e Lindjes së Mesme.
Në deklaratën e sotme të Ministrisë së Jashtme ruse gjithashtu bëhet thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar për këtë situatë.
Shtetet e Bashkuara sulmuan një bazë ajrore në Siri, në përgjigje për sulmin vdekjeprurës me armë kimike kundër civilëve më 4 prill, për të cilin, Uashingtoni fajëson qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Rusia ka dënuar ashpër veprimin e Uashingtonit dhe e ka quajtur “akt të agresionit ndaj sovranitetit të Sirisë”.