Real Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në derbin ndaj Atletico Madridit.
Derbi i kryeqytetit spanjoll, i zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’, ka përfunduar pa fitues 1:1, me të dy golat e shënuara në pjesën e dytë.
Pepe në minutën e 52’-të, e kaloi në epërsi Real Madridin.
Por, Atletico nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes, duke e arritur barazimin në minutën e 85-të, me anë të Griezmann.
Pas këtij barazimi, Reali mban kryesimin me 72 pikë, tre më shumë se Barcelona, që sonte nga ora 20:45 luan në udhëtim te Malaga./Insajderi.com
http://www.dailymotion.com/video/x5hlsni_sport
http://www.dailymotion.com/video/x5hlvjx_sport