Zyrtare: Shtyhet ndeshja Dortmund – Monaco

Zyrtare: Shtyhet ndeshja Dortmund – Monaco

Dortmundi ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja e parë çerekfinale ndaj Monacos në Ligën e Kampionëve është shtyrë për nesër, pas sulmit në afërsi të autobusit të ekipit vendas.

“Ndeshja mes Dortmundit dhe Monacos është shtyrë. Zhvillohet nesër, e mërkurë, 12 prill, prej orës 18:45. Biletat janë valide”, thuhet në njoftim të klubit.

Klubi gjerman po ashtu ka konfirmuar se si pasojë e shpërthimit është lënduar mbrojtësi Marc Bartra.