Berisha shkruan histori me golin e 100-të në Australi

Berisha shkruan histori me golin e 100-të në Australi

Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka shënuar golin e tij të 100-të në ligën e parë australiane të futbollit, A-League.

Goli i Berishës, i dha fitoren skuadrës së Melbourne Victory ndaj Central Coast Mariners me rezultat 1-0.

Berisha nuk shënonte prej 3 javësh në kampionatin australian dhe goli i realizuar sot në minutën e 80-të ndeshjes ishte një rikthim mjaft i rëndësishëm duke qënë se takimi ishte i vlefshëm për javën e fundit të kampionatit normal në Australi.

Melbourne e mbylli sezonin normal në vendin e dytë të renditjes me 49 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje dhe tashmë do të marrë pjesë në fazën e play off-it ku do të përcaktohet ekipi kampion.

Vendi i parë dhe i dytë e nisin fazën e play off-it direkt nga gjysmëfinalet, ndërkohë që vendet 3, 4, 5 dhe 6 e fillojnë garën nga çerekfinalet. /Insajderi.com

http://www.dailymotion.com/video/x5i8r4c_besart-berisha-goal-hd-melbourne-victory-1-0-central-coast-mariners-14-04-2017-hd_sport