Balotelli i gëzohet barazimit të Milanit

Balotelli i gëzohet barazimit të Milanit

Ish sulmuesi i Milanit dhe Interit, Mario Balotelli nuk ka mbetur jashtë derbit të Milanos të zhvilluar sot në San Siro.

Balotelli është përfshirë pas ndeshjes duke përgëzuar Milanin për pikën e marr.

Ai nuk heziton të tregojë hapur se është tifoz i flaktë i Milanit duke shkruar në Tëitter, “Forza Milan”.

“Më ofendoni si të dëshironi, nuk më intereson… Forca Milan, shhhh”, ka shkruar Balotelli në llogarinë e tij në Tëitter.

Sigurisht se ky postim i Balotellit nuk do të pritet mirë nga tifozët e Interit.

Kujtojmë se Balotelli kaloi te Milani nga Manchester City, ku u transferua nga Interi pasi hodhi në tokë fanellën Nerazzure në gjysmëfinalen ndaj Barcelonës në vitin 2010./Insajderi.com