Një Isco “i çmendur” i siguron fitoren Real Madridit [video]

Real Madridi ka fituar 3:2 ndaj Sporting Gijonit më një gol të shënuar nga mesfushori në top-formë, Isco, në minutën e fundit të ndeshjes.

Një Isco “i çmendur” i siguron fitoren Real Madridit [video]

Real Madridi ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në xhiron e 32-të në La Liga, duke e mposhtur 3:2 në udhëtim Sporting Gijonin.

Gijon shënuan të parët në minutën 14-të me anë të Duje Cop, por nuk kaluan as tre minuta (17′) dhe Isco barazoi rezultatin për të mbyllur me barazim pjesën e parë.

Me fillim të pjesës së dytë përseri Gijon kaloj në epërsi me anë të Vesga, por sërish madrilenët barazuan rezultatin me golin e Alvaro Moratës.

Isco, shënoi golin e fitores në minutën e 90-të, për t’ia siguruar fitoren e radhës ekipit të Zinedine Zidane. /Insajderi.com