“Kam një detyrë shumë të vështirë” – Krasniqi kërkon titullin Kampion Bote

“Kam një detyrë shumë të vështirë” – Krasniqi kërkon titullin Kampion Bote

Robin Krasniqi thotë se do të ketë shumë punë në meçin përball armeno-gjermanit Arthur Abraham që do të zhvillohet të shtunën në Erfurt të Gjermanisë.

Boksieri me origjinë nga Kosova do të ndeshet për herë të tretë për titullin Kampion Bote, pasi dy herë më parë kishte dështuar të fitojë këtë titull.

Krasniqi kishte humbur ndaj britanikut Nathan Clerverly në vitin 2013 në meçin e vlefshëm për titullin Kampion Bote në versionin WBO, ndërsa dy vite më vonë dështoi t’ia rrëmbente titullin Kampion Bote të versionit ËBA gjermanit Jurgen Brahmer.

E boksieri nga Juniku të shtunën do ta ketë mundësinë që me fitore ndaj Arthur Abraham, të sigurojë një “biletë” për një tjetër meç për titull Kampion Bote.

“E di që është një detyrë shumë, shumë, shumë e vështirë për mua, por unë jam gati dhe dua të kem meçe të vështira. Sa më vështirë, aq më shumë i koncentruar jam”, ka thënë Krasniqi për mediumin gjerman MDR, njofton Insajderi.

Boksieri armen Arthur Abraham është në fundin e karrierës së tij. Ai është 37-vjeçar dhe nëse humb këtë meç atëherë me shumë mundësi do ta mbyllë karrierën. Më parë, Abraham ka qenë Kampion Bote. /Insajderi.com