Kompanitë e huaja në fushën e komunikimeve më afër Kosovës

Kompanitë e huaja në fushën e komunikimeve më afër Kosovës

“Techstitution” është platforma më e re e prezantuar në Kosovë që është zhvilluar në bashkëpunim me Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës.

Krejt ky projekt ka për qëllim digjitalizimin e procedurave të aplikimit si dhe të raportimit nga Kompanitë Private që fillojnë operimin e komunikimeve elektronike në Kosovë.

“Deri më tash të gjitha procedurat të cilat janë kryer në këtë institucion janë bërë në mënyre fizike, dhe me ofrimin e kësaj platforme shumë procedura do të thjeshtësohen dhe të gjitha shërbimet do të mund të kryhen online”, thuhet në komunikatën për media.

Kreshnik Gashi, Drejtor i Bordit të këtij institucioni citohet të ketë thënë se kjo “platformë është një risi për institucionin të cilin ai e drejton dhe se si kjo platformë do të lehtësoj procedura të shumta si për klientët e këtij institucioni ashtu edhe për stafin e ARKEP”.

E shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju tha se “beson se digjitalizimi i procedurave institucionale është në të mire të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës.

“Techstitution është një mjet për transferimin e njohurive dhe një kontribut i drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve, duke siguruar zgjidhje të thjeshtë digjitale për sfidat komplekse institucionale”, citohet të ketë thënë ai.

Gjatë këtij prezantimi u ndanë edhe mirënjohje për kontributin e dhënë për pjesëmarrësit në këtë projekt. Përveç këtyre mirënjohjeve, zyrtarët e ARKEP bënë të ditur se dy prej pjesëmarrësve më të dalluar në këtë projekt do të fillojnë punën praktike në këtë institucion.

Techstitution është një projekt i implementuar nga Open Data Kosovo, Girls Coding Kosova dhe IPKO Foundation dhe është bërë i mundur nga financimi i UNICEF Innovations Lab dhe (ADA) Austrian Developement Agency.