
Boksieri me origjinë shqiptare dhe njëri nga legjendat e boksit në Gjermani, Luan Krasniqi ka thënë se Arthur Abraham ka fituar me meritë meçin ndaj bashkëkombasit të tij Robin Krasniqi.
Abraham e mposhti me pikë pas përfundimit të 12 raundeve Krasniqin, në duelin e vlefshëm për kategorinë super të mesme të boksit profesionist.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë, dhe një reklamë për boksin. Arthur Abraham është fitues me meritë i kësaj ndeshjeje”, ka thënë Krasniqi pas meçit, raporton gazeta gjermane Bild.
Pas këtij meçi, Abraham do të sfidojë kampionin e botës, meksikanin Gilberto Ramirez. /Insajderi.com