Rashica: Dua të luajë në Real Madrid, për shkak të Ronaldos

Rashica: Dua të luajë në Real Madrid, për shkak të Ronaldos

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka thënë se dëshiron që në të ardhmen të luajë në klubin e njohur spanjoll, Real Madrid.

Sulmuesi i Vitesses, gjatë një interviste me mediumin holandez “Metro Nieuës”, ka thënë se nuk e di saktë se cili do të jetë limiti i karrierës së tij, megjithatë ka shprehur dëshirën që të luajë përkrah idhullit të tij, Cristiano Ronaldo.

“Ku është i vendosur limiti im është e vështirë të thuhet. Real Madridi është të paktën klubi im i preferuar sepse Ronaldo luan atje”, ka thënë Rashica, njofton Insajderi.

Rashica po ashtu ka folur për situatën aktuale të tij në klubin e Vitesses, duke thënë se është adaptuar shumë mirë në Holandë.

“Sinqerisht, më duhet të them se jam i habitur se sa shpejtë jam adaptuar”, ka thënë futbollisti nga Vushtrria. /Insajderi.com