Gashi në listën e lojtarëve më të paguar në Amerikë me yje si Kaka e Pirlo

Gashi në listën e lojtarëve më të paguar në Amerikë me yje si Kaka e Pirlo

Në SHBA, si zakonisht klubet bëjnë publike listat e rrogave të lojtarëve dhe sipas atyre të hartuara për këtë vit, emri i Shkëlzen Gashit figuron në mesin e 20 milionerëve të këtij kampionati.

Listës i prinë ish fituesi i Topit të Artë, Leita Kaka, i cili nga klubi i tij fiton 7,167 milionë dollarë në vit.

I dyti në listë është Sebastian Giovincoi me 7,115 milionë dollarë në vit.

Gashi nuk ka pse ankohet me rrogën prej 1 milion e 575 mijë dollarësh të garantuar në vit, që arrin deri në 1.668.750 dollarë në varësi të rezultateve dhe paraqitjeve.

Te klubi i tij Gashi është lojtari i dytë më i paguar, pasi vendin e parë sa i përket pagës e mban Tim Howard me 2 milionë dollarësh në vit.(telegrafi)