Dënohet mesfushori i Premier Ligës që vuri qindra baste

Dënohet mesfushori i Premier Ligës që vuri qindra baste

Joey Barton, mesfushori i Burnley është skualifikuar për 18 muaj nga futbolli dhe ditët kanë filluar të numërohen që prej publikimit të masës. Federata e Futbollit në Angli e ka përjashtuar mesfushorin e Burnley sepse gjatë kësaj kohe kishte vënë baste për ndeshje futbolli dhe për sporte të tjera.

Sipas federatës, “djaloshi i keq” anglez kishte luajtur 1260 ndeshje, nga 26 marsi i vitit 2006 deri në 13 majin e vitit 2016, duke thyer rregullin e federatës, e cila ndalon vënien e basteve për futbollistët. Për këtë ai u gjobit edhe me 30 mijë paund.

“Jam shumë i zhgënjyer për këtë dënim të rëndë që mora. Kjo gjë më detyron që t’i jap lamtumirën futbollit në mënyrë të parakohshme. Dua t’i sqaroj të gjithë që nuk bëhet fjalë për ndeshje të trukuara, sepse në këtë pikë integriteti im nuk është vënë kurrë në diskutim. Unë jam i varur nga këto baste dhe ia kisha thënë këtë gjë edhe më parë federatës, por më vjen keq që nuk u mor në konsideratë”, ka thënë Barton.

Ndërkohë, mediat angleze kanë zbuluar disa nga bastet më të çuditshme që kishte vendosur Barton gjatë kësaj kohe.

* Joey Barton do të shënojë golin e parë kundër Fulhamit në prillin e vitit 2006.

* Joey Barton do të jetë i pari që do të prishë rezultatin 0-0 në ndeshjen kundër Manchester City.

* Manchester United do ta fitojë ndeshjen kundër Newcastle. Këta të fundit ishin ekipi i Bartonit, por mesfushori nuk luajti. Ai nuk e fitoi bastin, sepse ndeshja përfundoi 1-1.

* Newcastle do të humbasë ndaj Chelsea. Ky bast u vu në vitin 2010 dhe Barton vendosi 350 paund duke fituar 85