Të hyrat nga ndeshja Joshua – Klitschko

Të hyrat nga ndeshja Joshua – Klitschko

Përballja e kategorisë super të rëndë të boksit e zhvilluar ndërmjet Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko gjeneroi mbi 70 milionë euro.

Siç shkruajnë mediet angleze, meçi u ndoq nga 90 mijë shikues në stadiumin “Wembley” të Londrës (nga biletat u arkëtuan 10 milionë euro), njofton Insajderi.

Por kërkesat kanë qenë për më shumë se 100 milionë, aq sa organizatorët shprehen se në pritje për një biletë kanë mbetur gati 35 mijë vetë.

Anthony Joshua e mposhti Wladimir Klitschkon me nokaut në raundin e 11-të. /Insajderi.com